
Një grua ka vjedhur diamante me vlerë rreth 4.2 milion £ në një argjendari mjaft luksoze në Londër duke u paraqitur si eksperte e gurëve të çmuar. Lulu Lakatos akuzohet se mashtroi punonjësit, duke pretenduar se detyra e saj ishte që të kontrollonte profesionalisht diamantet nga kompania “Boodles” në Londrën qendrore. Me një lëvizje të shpejtë të duarve, i zëvendësoi ato me gurë të zakonshëm.




Veprimi i kryer nga gruaja e moshuar 60-vjeçare u zbulua në momentin kur argjendari hapi çantën e lënë nga gruaja me gurët e zakonshëm.
“Diamantet u vodhën me një lëvizje shumë të shkathët dhe delikate të duarve dhe zonja në fjalë, luajti kryesor në këtë vjedhje tepër të sofistikuar, e cila kërkonte planifikim dhe marrje risku përsipër”, u shpreh prokurori Philip Scott.




Gruaja në gjykatë e mohoi të kishte mashtruar argjendarin dhe aq më tepër të kishte marrë gurët e çmuar.
Shtatorin e vitit të kaluar, Lakatos u arrestua në Francë me urdhër arresti evropian dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe, teksa gjyqi ende vijon.