Disa dashuri nuk ia dalin dot të triumfojnë, për arsye nga më të ndryshmet. Disa prej tyre lenë gjurmë në jetën e atyre që kanë dashuruar sinqerisht dhe disa të tjera mbeten të pazëvendësueshme për dikë tjetër.
Në programin “Historia ime” në Tv Klan, Gjovalin Zefi rrëfeu në studio historinë e tij të dashurisë. 37-vjeçari tregoi se ai u dashurua me një vajzë greke në Selanik dhe për 4 vite dashuria e tyre arriti të mposhte çdo pengesë. Por një ditë, një bisedë mes vajzës që ai dashuronte dhe nënës së saj e tr.onditi atë. Gjërat mes çiftit u komplikuan dhe arritën deri aty, sa vajza kërkoi ndarjen. Pavarësisht përpjekjeve, ata nuk u rikthyen sërish bashkë dhe ai mësoi se në jetën e saj kishte hyrë dikush tjetër.
Mirela Milori: Çfarë dëgjove që bisedonin nënë e bijë, që ishte dita finale për ty?
Gjovalin Zefi: Ato kujtuan se kisha ikur në shtëpi, unë dëgjova Gjovani, Gjovani dhe mbaj mend që nëna e vetë tha nuk ke të ardhme me Gjovanin. Unë mbeta kështu se nuk e prisja. Dhe tha Gjovani është zero ekonomikisht, ne jemi që jemi në gjendje të vështirë ekonomike, por me Gjovanin ku e ke të ardhmen. Vajza i tha nuk mundem të ndahem nga Gjovani se është zero ekonomikisht, se unë e dua.
Mirela Milori: Çfarë fjale të rëndoi ty?
Gjovalin Zefi: Mua më rëndoi kjo, nëna e vetë i thotë, ti moj vajzë, dil me shok e me shoqe, e duke dale do njihesh me ndonjë djalë tjetër dhe gradualisht do e harrosh Gjovanin. Kur e kam dëgjuar atë llaf, nuk e imagjonoja, ishte llafi më i rëndë.
Mirela Milori: Çfarë bëre ti?
Gjovalin Zefi: Hapa derën, dola përjashta, e kuptoi kjo vajza, doli tek dera dhe më thotë ku po shkon. Po shkoj në shtëpi, po vij dhe unë thotë dhe shkuam tek shtëpia. Tha, të dua ty.
Mirela Milori: Kur u ndatë?
Gjovalin Zefi: Kaluan 2 muaj përafërsisht, edhe filloi grindja, filloi ajo të kërkoj do dalë me shoqe, më vonë me shok dhe me shoqe, i njëjti program që kisha dëgjuar.
Mirela Milori: Mos ishte ti xheloz? E lije të dilte? Gjovalin Zefi: Po unë e lija! Mirela Milori: Kur u ndatë përfunimisht?
Gjovalin Zefi: Ka zgjatur grindja 4 muaj me atë. Më tha s’të duroj dot më, mos i bjer telefonit.
Mirela Milori: Sa kohë ka që jeni ndarë? Gjovalin Zefi: 10 vite! Mirela Milori: Tentuat të ribashkoheshit? E kërkove ndonjëherë? Gjovalin Zefi: Bëra përpjekje, por tha shumë vonë !
Mirela Milori: Gjatë këtyre 10 viteve e ke takuar, apo ke folur në telefon?
Gjovalin Zefi: Në fillim unë nuk bëra dorëheqje nga ajo vajzë, derisa ajo më tha që kishte dikë tjetër, unë këmbëngula, se kisha kollaj, por pastaj thashë në rregull. /tvklan.al