Në puntatën e sotme të “Për’puthen Prime” Meliku dhe Laureta janë vendosur përballë njëri-tjetrit për të sqaruar debatet që kanë pasur.
i gjithë debati mes tyre ka nisur pasi Meliku ka pasur një afrimitet shumë të madh me Çiljetën, në festën e organiziar nga produksioni i “Për’puthen”, ku Laureta nuk ishte presente pasi ndodhej në Kosovë.
Gjatë debatit Meliku u shpreh se me Çiljetën nuk ka asgjë dhe madje e njihte atë dhe familjen e saj prej vitesh. Sipas tij Çiljeta është thjesht një mikeshë e vjetër.
Lauretau shpreh që i ka dhënë më shumë afrimitet seç duhet Melikut dhe se nuk kanë shkuar deri në atë pikë sa t’i lajë atij këmbët.
Në fund Meliku tha se e tërheq deklaratën që ka bërë për konkurrenten dhe se do të lërë emisionin, duke u larguar kështu nga studioja.
Kjo gjë më pas ndezi debate edhe mes Lauretës dhe Arjanit, pasi ky i fundit mendon që konkurrentja nuk ka pasur ndjenja reale ndaj Melikut.
Laureta i tha Arjanit se atij i kanë vdekur ndjenjat ndaj edhe nuk mund t’i kuptojë më takimet mes saj dhe Melikut.
Kjo gjë e acaroi shumë opinionistin i cili iu kthye shumë keq konkurrentes.
Laureta: Unë mendoj që ty të ka v dekur ndjenja dhe nuk i shikon më me ndjenja gjërat e tjera. Vetëm i bën një analizë.
Arjani Mbase. Atë ti nuk mund ta thuash, është vetëm një mendim i joti. Edhe nëse unë nuk do kisha ndjesi, ç’do të thotë që nuk do kisha logjikën për të kuptuar? Unë nuk flas me ndjesi këtu. Nuk kam ardhur këtu as të dashurohem me ty, as të njoh surratin tënd që ke ardhur këtu në emision të tallesh. E paedukat që më tregon mua ndjesit ti. Të të vijë turp. A ju ka mësuar njeri që nuk keni punë të më tregoni mua a jam i zoti këtu apo jo. Çfarë janë këto mënyra të ulta. U bë surrati jot të vijë këtu të më tregojë mua./asutimes.com