Media turke njofton për zbulimin e nje reserve marramendëse ari me vlerë rreth 1,2 miliardë dollarë në lindje të vendit.
Ajo citon ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank të ketë thënë se rreth 20 tonë ar me një vlerë tregu prej 1,2 miliardë dollarësh dhe 3,5 tonë rezerva argjendi me vlerë 2,8 milionë dollarë janë zbuluar në provincën lindore Agri të Turqisë.
Sipas TRT, kjo u deklarua në ceremoninë e hedhjes së themeleve të objektit të menaxhimit të minierave të arit në Mollakara, ku kompania sipërmarrëse “Koza Altin” pritet të investojë gjithsej 160 milionë dollarë në këtë ndërmarrje minerare.
TRT kujton se “Koza Altın” u konfiskua dhe iu dorëzua Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kursimeve të Turqisë (TMSF) për shkak të lidhjeve të saj me FETO-n e Gylenit.
Lajmi i gjetjes së rezervave të arit pason atë mbi gjetjen e rezervave të gazit në Detin e Zi.