Një histori e trishtë është ajo e 46 vjeçares ukrainase dhe dy fëmijëve të saj të vegjël të cilët ikën nga lufta në Ukrainë për t’u strehuar në Turqi ku më pas u gjetën të vdekur nën rrënoja pas tërmetit të parë Kahramanmaraş.
- Julia Petrov së bashku me fëmijët e saj, Zakhar, 10 vjeç dhe Matvii 5 vjeç u largua nga Ukraina ku la edhe burrin e saj i cili ishte anëtar i Forcave të Armatosura dhe u vendos në Turqi ku mendoi se do të ishin të sigurt nga lufta.
Ndërtesa ku ajo jetonte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur u shkatërrua nga tërmeti 7.9 ballë që tronditi Turqinë lindore në 6 shkurt. Petrov dhe dy fëmijët e saj mbetën të bllokuar nën rrënoja.
Bashkëshorti i saj i cili u plagos gjatë luftës dhe po merrte trajtim mjekësor në Ukrainë, nuk kishte marrë lajme për të kështu që kontaktoi ambasadën e Ukrainës në Ankara. Kur
ai mbërriti në Turqi, e mori vesh lajmin e hidhur në 14 shkurt, në momentin kur gruaja dhe fëmijët e tij po nxirreshin të pajetë nga rrënojat.