Mes 30 kandidatëve për Topin e Artë të këtij viti mungon fituesi i fundit Lionel Messi.
Argjentinasi i cili zotëron 7 trofe të tillë nuk do të jetë në garë për këtë çmim për herë të parë pas 17 vitesh.
Në këtë listë mungon edhe Neymar, ndërsa është i pranishëm Cristiano Ronaldo.
Favorit shikohet Karim Benzema, por gjithçka do të zbulohet më 17 Tetor kur të dorëzohet ky çmim prestigjioz.