Në fitoren e thellë 4-0 ndaj “adashëve” Bayer të Leverkusenit veteran I Bayernit Myler i zënë në befasi dhe jashtë vullnetit të tij ju desh të shënonte në 84’ golin e 4_ ët për ekipin e tij …! Portieri kundërshtar Hradecki në tentativë për të larguar topin nga zona e tij, rrëshqet dhe humb kontrollin e topit, i cili për fat të keq përfundon në këmbët e mesfushorit Tomas, i cili e shtyu lehtësisht në portë.
33-vjeçari nuk u ndal me kaq, ku pas ndeshjes shpjegoi:
“Më vjen keq për Hradeckin, çdokush duhet ta vendosë veten në vendin e tjetrit. Nuk doja që ajo situatë të ndodhte, por futbolli i ka të gjitha”, pohoi ai.
Një gjest i tillë u vlerësua edhe nga mediat vendëse, të cilat e konsideruan si shenjë përulësie e që shikohet shumë rrallë nga lojtarët e sotëm.