Miliarderi Bill Gates ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij.
Sipas Gates ajo që ka rëndësi kur vjen fjala te parashikime të tilla është ngrohja globale.
Situata do përkeqësohet teksa ekosistemet natyrore zhduken. Migrimi larg zonave rreth ekuatorit do të jetë masiv, për shkak të rritjes së temperaturave. Nëse Toka ngrohet shumë, nuk do përballojë dot me, thotë miliarderi.
Ai theksoi se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm me gjërat që konsumojnë, e të mendojnë për ambjentin duke preferuar produktet ekologjike dhe mishin sintetik, pasi gjedhët që rriten për mishin e tyre sic tha, kontribuojnë në emetimet e gazit metan, që kanë arritur nivel rekord.