Tjetër skandal në ”Për’puthen”, kush është konkurrenti që paguhet për të rritur audiencën

Pak kohë më parë, Mevlani u rikthye si konkurrent në “Për’puthen”.

Ai tha se shpreson të gjejë dashurinë këtë sezon, duke qenë se më parë fati nuk ishte në anën e tij.

Mirëpo, burime për “Iconstyle” kanë konfirmuar se ndryshe nga konkurrentët e tjerë, Mevlani paguhet për të qenë pjesë e emisionit të dashurisë.

Sipas këtyre burimeve, konkurrenti merr rrogë mujore por nuk dihet se sa.

Me sa duket, qëllimi nuk qenka të gjejë dashurinë e jetës së tij, por t’i rrisë audience këtij programi./Shqiperiaime.com.al

Author: admin