Një konkurrent i “Për’puthen” duket se ka futur në kurth gocat me historinë e tij.
Bëhet fjalë për Dritanin, i cili tregoi për herë të parë në takimin me Rrushen se kishte një fëmijë, ajo si fillim mbeti e shtangur por më pas tha se nuk e kishte problem.
Ai e ka fshehur këtë gjë pasi po priste një moment të duhur për ta thënë dhe ky do të ishte takimi i parë.
Vajzat në fillim mbetën të habitura nga kjo deklaratë e cila më pas u shoqërua me diskutime.
Dritani tregoi se ish-partnerja e tij nuk e ka lënë të shohë djalin pas hyrjes në Për’puthen.
“Nuk e kam takuar djalin për dy jave sepse ish-partnerja ishte kundër, që unë të bëja pjesë në Për’puthen”, tha Dritani.
Ai tha se ajo ka menduar për psikologjinë e djalit të tyre prandaj nuk ka dashur pjesëmarrjen e tij në program dashurie.
Ky detaj i zbuluar me vonesë i ka tërbuar gocat. Mikela dhe Efi i janë kthyer keq në mes të studios duke i thënë, “se me ne nuk ke shanse pasi ti ke mohuar djalin tënd”./Shqiperiaime.com.al