Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e von ate së martës në rrugën “Tasim Shehu”, në kryeqytet.
Nga informacionet paraprake dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar.
Sipas informacioneve të para bëhet me dije se 49-vjecari Albert Ostreni, ka plagosur fqinjin e tij, 23-vjeçarin Renaldo Mejdani pas një konflikti të çastit.
I plagosuri është dërguar në spital, ndersa policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O, 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M. si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.