Elona Shuli, 18 vjeçarja nga Pogradeci, është njëra prej shumë shqiptarëve që u largua drejt Sirisë vite më parë, por tashmë dëshiron të kthehet.Ajo u largua 7 vite më parë me prindërit e saj, Krenarin dhe Adelinën, por ata e lanë jetime, pasi humbën jetën në luftën krah ISIS.Elona jeton në Siri me djalin e saj 4 vjeçar, Suhajedin, vëllain Ibrahimin dhe dy motrat, Ermën dhe Jusrën.
Në një kohë kur duket se çështja siriane është lënë në të shkuarën, në shumë shtete europiane si Danimarka, po procedohet me kthimin e shtetasve siriane në vendin e tyre me argumentin se lufta ka mbaruar dhe tani më Siria është një vend i sigurt… Në një mesazh zanor drejtuar gjyshërve të saj, Elona thotë se do të kthehet në Shqiëpri, pasi jeta në kamp i ka ardhur në majë të hundës.
Elona :“Do zoti bashkohemi një ditë. Dëgjo baba, unë dua të vij. Nëse dëgjon dikë që thotë aty se nuk dua të vij, ata duan të të mashtrojnë ty. Ta kesh 100% të sigurt që dua të vijë dhe mezi po pres… Edhe fëmijët gjynah thonë: “Hë ma, kur do ikim, kur do ikim, kur do ikim… te nëna, te gjyshi, te tezja?Kur do ikim,thonë. Edhe ju mendoni që unë nuk dua të rikthehem. Mezi po pres, as mos e ço në mëndje që nuk dua.
Plus unë jam e sëmurë, kam dhimbje, nuk e di çfarë kam, apandesit a ndonjë gjë kushedi çfarë dhe dua të vij të vizitohem se këtu është problem. Të shkosh të vizitohesh edhe vjen puna ‘allah allah’ të fusin ndonjë gjilpërë për të vdekur. Kam frikë të shkoj të vizitohem, nuk shkoj dot. Ishallah të vimë shpejt se deri në majë të hundës na ka ardhur jeta këtu.Ishallah kur të vij atje t’ju shoh të gëzuar të qeshur.Na ka marr malli shumë për ju”, thotë ajo.
Qeveria shqiptare po punon per riatdhesimin e të gjithë qytetarëve shqiptrë që kanë ngelur në Siri, ndërkohë që në funf të vitit 2020 u bë i mundur riatdhesimi i një gruaje dhe 4 fëmijëve.