Një studente është kritikuar pasi ndau një video, ku shihej duke i propozuar të dashurit të saj.
Ukabed Sheybani u takua me të dashurin e saj Cherno Ameri në Mars, por pretendon se e kuptoi shpejt se marrëdhënia e tyre ishte e veçantë dhe për këtë arsye kishte vendosur t’i propozonte.
24 vjeçarja nga Suedia ndau me krenari pamjet duke e lënë të dashurin pa fjalë, ndërsa u ul në gju për t’i drejtuar pyetjen me një unazë në duar.
Por shumë shpejt u përball me një sërë komentesh negative nga ata që pretendonin se ky veprim ishte i turpshëm.
Ajo thotë se ishte shok.uar më shumë nga fakti se komentet negative vinin nga gratë.
Ukabed beson se propozimet janë vetëm një nga aspektet e jetës ku duhet të ketë barazi gjinore. Klipi i postuar në TikTok, ka grumbulluar më shumë se 10 milion shikime.