Nikola Tesla ishte padyshim një gjeni,por ai ishte gjithashtu i fiksuar pas shëndetit të tij, pavarësisht se pinte litra kafe, pinte shumë duhan dhe hante mish. Për këtë arsye ai vendosi t’i bëjë vetes një përshtatje të madhe.
- Me kalimin e viteve, Tesla u bë më i kufizuar me dietën e tij, duke u zhvendosur drejt një diete të përqendruar te peshku dhe përfundimisht vendosi të bëhej një vegjetarian.
Një zgjedhje e diktuar nga shëndeti, por edhe për shkak të shqetësimeve për bujqësinë dhe mjedisin. “Sigurisht që është e preferueshme të rriten perime, dhe prandaj mendoj se vegjetarianizmi është një largim i lavdërueshëm nga zakoni barbar i vendosur,” shkroi vetë Tesla në edicionin e qershorit 1900 të Revistës Century Illustrated.
Deri në pleqëri, shkencëtari nuk konsumonte më as kafe (një pije që ai e donte) dhe as cigare, duke thënë:-Jam i bindur se brenda një shekulli kafeja, çaji dhe duhani nuk do të jenë më në modë,” gjë për të cilin gaboi. “Megjithatë alkoolin do të vazhdojë ta përdorë. Nuk është një stimulues, por një eliksir i vërtetë i jetës !”
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo