Mëngjesin e ditës së sotme, Jugu i vendit është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.1.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në Berat, Fier, Vlorë, Himarë, Gjirokastër dhe disa qytete të tjera.
Qendra Europiane për tërmetet (EMSC), fillimisht ka raportuar për tërmet në detin Adriatik, por pas përditësimeve, pak minuta më parë, ka bërë me dije se epiqendra ka qenë Vlora.
Banorët e këtyre zonave shkruajnë se tërmeti ka qenë i fortë dhe ka zgjatur shumë. Sipas IGJEUM n Shqipëri, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 dhe me epiqendër Borshin, Himarë.
‘Shkundet’ jugu i vendit, tërmeti ndihet në Berat, Fier
“U ndje fort në Himarë, kati 5”
“Shume i forte, Gjirkoastër”
“U ndjen ne Berat , kati 5. Zgjati goxha!”
“U ndje ne Vlore pak”/korrieri.al