Pas fotove dhe lajmeve se Andi dhe Melisa kanë qenë çift prej kohësh por e kanë mbajtur të fshehtë, erdhi dhe largimi i bukuroshes flokëkuqe.
Para pak ditësh, Melisa zgjodhi që të largohet nga emisioni, me pretekstin se asnjë nga djemtë nuk mund të bëhet i dashuri i Melisës, por vetëm shok. Kjo rriti dyshimet, ndërsa thuhet se Andi dhe Melisa bashkëjetojnë bashkë.
Këto zëra Melisa i ka quajtur të pavërteta, ndërsa kjo replikë e Melisës ka rënë poshtë nga vetë ajo. Gjatë ditës së sotme, ka shpërthyer në rrjet një screenshot ku shihet bashkëbisedimi i Melisës me një nga fansat në Instagram.
Siç shihet edhe në pamje, fansi i shkruan se e ka parë me Andin, teksa ngjiste shkallët. Melisa dorëzohet dhe e pranon se e ka bërë këtë veprim, ndërsa shton se një ditë do të merrej vesh.
Fansja i shkruan Melisës:
O Melisss, të pash sot kur po ngjisje shkallet me Andin dhe ule kokën. Jam ajo goca me çantë blu që po ju shikoja në kokërr t’synit.
Melisa:
Okej, se me keni çmendur.
Fansja:
Shyqyr e pranove.
Melisa:
Do s’do një dite do merret vesh.