Aida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun.
Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj “Njerëz të humbur”, ndërsa sot Aida i mungon ekranit.
Moderatorja ka treguar si ia mbylle`n emisionin, çështjet e pazgjidhura që i kanë mbetur peng nga “Njerëz të humbur”, e deri tek jeta e saj personale.
Për emisionin ajo tregon për GSH: “ma mbyllë`n. Dhe ajo ka qenë dita ime më e mërzitur gjatë gjithë kohës të punës sime.
Jam përpjekur shumë ta mbaja me mish e me shpirt, madje disa muaj e kam paguar vetë nga financat e mia personale stafin tim, sepse doja që ajo punë të vazhdonte dhe për këtë nuk jam penduar.
Atë ditë kur kam parë të më prishin studion dhe kur erdhi urdhri se duhej të lija zyrat, kam marrë makinën dhe kam shkuar diku vetëm dhe ka qenë një nga ato momente, ku jam ligës`htuar dhe mendoja se ku gabova? Pse?/
Si mundet të mbyllet gjithë ajo punë? Gjithë ato struktura të ngritura në të gjithë botën në kërkim të atyre që mungonin, në kërkim të fëmijëve të zhdu`kur.