Me mijëra njerëz po largohen nga qyteti i Gomas në Kongo mes paralajmërimeve se vullkani i riaktivizuar të shtunën e kaluar, i cili i mori jeten 32 personave, mund të aktivizohet sërish.
Këtë të premte, shumë pjesë të qytetit me 2 milionë banorë, ishin braktisur mes panikut. Shumë banorë u zhvendosën në qytetin më të vogël të Sake, ku u panë duke kërkuar ushqim nga banorët vendas. Mijëra të tjerë kaluan kufirin në Ruandën fqinje, në një nga kombet më të varfra të Afrikës.
Ushtria e Kongos bëri të ditur se ishte zbuluar llavë nën sipërfaqen e qytetit dhe ekzistonte rreziku që ajo të shpërthente, ose të dilte në ujërat e një liqeni aty pranë, ku mund të lëshonte gaz toksik.
“Është një situatë e tme rrshme, apokaliptike. Të gjithë po ikin”, tha një banor vendas për AFP.