Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të premten se Mbretëria e Bashkuar po e merr kontrollin e pandemisë së COVID-19.
Ne jemi duke e kaluar këtë. Nuk ka dyshim që gjërat janë më mirë se sa ishin më parë”, tha Johnson, duke shtuar se ai mendoi që faza tjetër e rihapjes do të vazhdonte siç ishte planifikuar më 17 maj, me shpresë që të gjitha kufizimet të largohen më 21 qershor.
“Nuk ka dyshim që për momentin ne kemi filluar ta marrim mirë nën kontroll pandeminë, por ne duhet t’i përmbahemi qasjes sonë të kujdesshme”, shtoi ai.
Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar raportoi më shumë se dy mijë raste të enjten, një ndryshim drastik nga fillimi i janarit kur vendi regjistroi më shumë se 68 mijë raste.