Shumë njerëz pretendojnë se nuk ka diçka të tillë si përrallat në jetën reale. Kjo është absolutisht qesharake sepse ka dhe histori përrallash në jetën tonë dhe këto gra më poshtë janë shembulli konkret:
Mbretëreshë Letizia e Spanjës:
Vajza e një gazetari dhe një infermiereje, ishte e interesuar për gazetari, dhe madje vendosi ta lidhte jetën e saj me këtë profesion. Para se të takonte Felipe, Letizia ishte e martuar prej një viti dhe arriti të bënte një karrierë të suksesshme në gazetari. Letizia u takua me Princin e Asturias në Galicia, ku ajo filmoi një reportazh. Një takim rastësor, dashuri me shikim të parë. Letizia nuk pranoi të shkonte në një takim me Felipe në fillim, kështu që atij ju desh të bënte durim. Ata u martuan në vitin 2003 dhe martesa e tyre pati 1.5 miliardë shikues nga e gjithë bota.
Charlene, Princesha e Monakos:
Noti jo vetëm që mund të çojë në një karrierë të suksesshme sportive, por edhe në pallatin mbretëror. Kjo i ndodhi Charlene Ëittstock, e cila u takua me Albert II sepse ajo ishte një notare profesioniste. Takimi i tyre i parë u zhvillua në vitin 2000 në një konkurs në Monako. Hera e dytë që u takuan ishte 6 vjet më vonë, në një konkurs në Torino. Kjo ishte kur media filloi të publikonte fotot e para të çiftit. Sidoqoftë, ata vendosën ta bëjnë zyrtare marrëdhënien e tyre në 2011.
Kate, dukesha e Anglisë:
Princi Ëilliam, Duka i Kembrixhit dhe Kate u takuan në 2001 ndërsa studionin në Universitetin e St. Andreës në Skoci. Catherine dhe Ëilliam u bënë miq gjatë vitit të tyre të parë. Sidoqoftë, të qenit ‘miq’ me Princin ishte një sfidë e vërtetë për Kate në fillim. Shtypi filloi të diskutojë marrëdhëniet e tyre në 2004 kur media publikoi disa foto të tyre së bashku. Sidoqoftë, dashuria e tyre nuk ishte e përsosur: disa herë ata u ndanë, dhe u lidhën përsëri. Por dashuria e vërtetë fitoi: ata zyrtarisht shpallën fejesën e tyre në nëntor 2010, dhe në prill 2011 në Ëestminster Abbey ata mbajtën një ceremoni martese, e cila u ndoq në internet nga miliona njerëz në të gjithë botën.
Princeshë Tessy e Luksemburgut:
Tessy u bë Princesha e Luksemburgut në 2009, por në atë kohë ajo kishte qenë tashmë gruaja ligjore e Princit Louis. Rreshtere Tessy Anthony dhe Princi i Luksemburgut u takuan në Kosovë. Së shpejti u bë e qartë se çifti po priste një fëmijë. Ishte një skandal i madh sepse anëtarët e familjes mbretërore nuk mund të kenë fëmijë të lindur jashtë martese. Pas lindjes së djalit të tyre, Louis dhe Tessy u martuan, por princit iu desh të hiqte dorë nga pretendimet e tij për fronin. Pra, Tessy u bë thjesht Madame de Nassau, pa asnjë titull. Disa kohë më vonë, çifti lindi një djalë të dytë. Familja e princit vendosi të ndërmarrë një hap të madh: në qershor 2009, në Ditën Kombëtare të Luksemburgut, Duka i Madh (dhe një gjysh i lumtur) Henri më në fund pranoi martesën dhe i dha nusen e tij titullin Princesha e Luksemburgut, dhe për nipërit e mbesat e tij titujt e Princërve.