TË DASHURUAR FALË NJË TAMPONI: “PA PANDEMINË NUK DO ISHIM TAKUAR KURRË”

Gjithçka filloi në Nëntor të vitit 2020-të, kur infermjeria 21 vjeçare Julie Bongiovanni, e cila punon në njësinë e kujdesit Emile Muller, në Mulhouse, mësoi se kolegia e saj ishte me koronavirus dhe se i duhej edhe asaj të bënte tampon për të ditur nëse ishte e infektuar.

Ajo shkoi në një nga qëndrat më të afërta dhe aty njohu dashurinë e saj, Mickael, pra ata i bashkoi një tampon.

“Isha e shqetësuar dhe shkova për ta konfirmuar, në një qendër në Belfort. Aty u njoha me këtë djalë, i cili më foli dhe më këshilloi, aq sa unë u ndjeva e qetë”, tha Julia.

Ishte pikërisht Mickael Peter, një djalë xhentil dhe një dashuri që lindi me takim të parë.

Ata qëndruan aq gjatë bashkë, sa një koleg u desh të hynte në zyrën ku ata qëndronin për të parë se çdo gjë ishte ok.

Biseda përfundoi aty, por vazhdoi në rrjetet sociale, ku menjëherë ata u bënë miq.

Një javë më vonë u takuan për herë të parë dhe prej asaj kohe nuk janë ndarë prej njëri-tjetrin.

Takimi ishte edhe më i bukur, pasi të dy u takuan pa maskë, duke e njohur më mirë njëri-tjetrin.

“Ne nuk ishim në gjendje të shiheshim pa maskë atë ditë që u njohëm në klinikë, madje as që e kuptova se ai kishte mjekër”, kujton duke qeshur Julie.

Një dashuri e bukur kjo, e lindur në vendin më të pamundur, në mes të një pandemie.

Përkthehu:All News

Author: admin