Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare, i është drejtuar përmes një letër publike deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Tare publikoi një video të një leksioni të Richard Hodges, kreut të Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin dhe i fton deputetët ta dëgjojnë.
Në këtë video, Hodges jep leksione para studentëve duke e cilësuar Shqipërinë produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.
“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”– thotë Hodges.