Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një kërkesë për miratimin e një neni të veçantë në Kodin Penal, me qëllim b.ur.gosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit,
por edhe politikanëve të tjerë të ko.rr.uptuar dhe të gjithë kastës sun.du.ese në Shqipëri, shkruan Pamfleti. Kërkesa mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, por pas saj qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pa të cilët nuk mund të miratohet asnjë ndryshim në reformën në Drejtësi.
Kryeprokurori i kërkon Kuvendit të Shqipërisë miratimin e një neni të ri në Kodin Penal, për pasurimin e paligjshëm. Kjo vepër pe.n.ale parashikon që të d.ë.n.ojë të gjithë politikanët dhe zyrtarët që kanë deklaruar apo kanë fshehur pasuri, të cilën nuk e justifikojnë me të ardhura të ligjshme. Ky nen çon menjëherë në .b.u.rg Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, simbolin e politikanëve në Ballkan për pasuri të paligjshme dhe pastrim parash.
Meta dhe Kryemadhi kanë ngritur një pasuri të deklaruar me vlerë rreth 10 milionë euro, pa futur qoftë edhe një lekë nga xhepi i tyre. E gjitha pasuria është ngritur mbi para korrupsioni dhe k..r.i.mi, duke u bazuar në një kredi fillestare me vlerë 5 milionë lekë.
Kërkesa drejtuar Kuvendit për miratimin e këtij neni vjen në kushtet kur Ilir Meta, një javë më parë, u shpalli l.u.ftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe shpalli zgjedhjet e 25 prillit, një referendum kundër ambasadores amerikane në Tiranë. Referendumi i Metës përfundoi me asgjësimin elektoral të bandës së tij me emrin LSI, e cila u zh.d.u.k në 9 qarqe të vendit dhe humbi më shumë se gjysmën e votave në tre qarqet e tjera.
Por, kërkesa për miratimin e nenit për dënimin e politikanëve për pasuri të paligjshme, vjen në kushtet kur Partia Socialiste ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve për shkarkimin e Ilir Metës si President, të cilin Edi Rama e quajti ‘pë.rdh.u.n.ues’ të Kushtetutës.
Rama, në koordinim me ndërkombëtarët, ka urdhëruar që shkarkimi i Ilir Metës të finalizohet brenda muajit korrik. Pas kë.r.c.ë.nimit me v.d.e.kje të deputetëve që firmosin për shkarkimin e tij dhe paralajmërimit se do të shpërndajë Parlamentin me dekret, Meta doli në një konferencë për shtyp, ku tha se kërkesa për shkarkimin e tij është një ‘shashkë’ e Ramës. Por, këtë radhë në mes janë amerikanët dhe ditët e Ilir Metës në Presidencë duket se janë të numëruara./Pamfleti