Java e 4 e Superligës do ta hapi siparin me takimin Teuta- Kukësi. Pothuaj nën të njëjtat kushte dhe nën presionin e marrjes me “patjetër” vetëm maksimumin ekipet do të përballen në këtë atmosfere “vjeshte” për të kaluar “dimrin”. E ndërsa ndërrimi i trajnerit, për durrsakët është “komoditet” justifikimi, për Gegën mungesa e rrezultatit mund të jetë një shaka e hidhur. Gjithsesi këtë rebus do jetë fusha që do ta zgjidhi….
Ndeshja do gjykohet nga gjyqtarit nga Patosi, Olsid Ferataj.
Ndihmës do të jenë Rejdi Avdo dhe Astrit Mahmuti, kurse në dhomën e teknologjisë VAR do të jetë Enea Jorgji dhe Emigres Ganxhi.