Ndeshjet e Kategorisë Superiore kthehen në mesjavë, me skuadrat të cilat do të luajnë duelet e javës së 11 të sezonit. Një ngjeshje e kalendarit që vjen për shkak të zhvillimit të Kupës së Botës në nëntor dhe ndalesës së detyruar për këtë aktivitet.
Sfidat e kësaj jave luhen të gjitha në një orar të ri, atë 13:00, që nuk ndryshon edhe pse bëhet fjalë për mejsavë e mund të penalizojë ndjeshëm praninë e tifozëve që do ta kenë të vështirë t’i ndjekin duelet.
- Të mërkurën luhen dy sfidat e para, Bylis-Teuta për mbijetesën dhe Erzeni-Kastrioti që tashmë luhet për të qëndruar në garë për Europën më shumë se për mbijetesën në elitë.
- Të enjten janë tre sfidat e tjera shumë të rëndësishme me Laçi-Partizani, Kukësi-Vllaznia e Tirana-Egnatia që vendosin përballë ekipe me pretendime për vazhdimësinë. Duele të cilat do të luhen paralelisht po në të njëjtin orar.
Java 11-të (2-3 nëntor)
Të mërkurën
Bylis-Teuta Ora 13:00
Erzeni-Kastrioti Ora 13:00 (në Durrës)
Të enjten
Laçi-Partizani Ora 13:00
Kukësi-Vllaznia Ora 13:00
Tirana-Egnatia Ora 13:00 (në “Selman Stërmasi”)