Më 1 Gusht ngrijini sytë drejt qiellit për të parë superhënën.
Hëna sillet rreth Tokës në trajtë eliptike ndaj ajo herë është më afër saj e herë më larg.
Një superhënë ndodh kur hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt orbitale me planetin tonë.
- Ditën e parë të Gushtit, hëna do të jetë 357.530 km larg Tokës. Kjo është superhëna e parë e Gushtit dhe e dyta nga katër superhënat e vitit.
E para ndodhi më 2-3 Qershor kur hëna e plotë ndodhej 361.934 km larg. E treta dhe më e afërta do të jetë më 30 Gusht kur hëna do të jetë në një largësi prej 357.344 km.
- Superhëna e dytë e Gushtit duke qenë se ndodh brenda të njëjtit muaj, quhet edhe hëna blu.
E katërta do të jetë më 28-29 Shtator kur distanca Tokë-hënë do të jetë 361.552 km.