Në foto është sheshi i famshëm në Athinë Sintagma, ku ndodhet dhe parlamenti grek. Një grup prej rreth 1 mijë personash u mblodh aty për të protestuar dhe rruga, një nga arteriet kryesore të Athinës, siç duket dhe nga fotoja, u bllokua. Policia ndërhyri menjëherë për të devijuar trafikun dhe jo për të shpërndarë protestuesit. Pasi qëndruan për rreth një orë, ata u larguan. Duke qenë se parlamenti përbën simbolikë politike për një rast proteste, qeveria i dha më shumë rëndësi lirisë së tubimit se sa lirisë qarkullimit në atë moment. Pothuaj një orë mësimi i hapur.
Pëllumb Nako