Aktori i njohur Bes Kallaku ka qenë i ftuar special këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, i cili ka shfaqur një anë tjetër të tij që nuk e njihnim.
Ai folur për sakrificat dhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e karrierës së tij, të cilit i duhej të udhëtonte çdo ditë nga Fushë-Kruja për në Tiranë.,
Edhe pse sot është i suksesshëm dhe i famshëm, shumë njerëz vënë në dyshim si ka arritur ai të bëhet kaq i pasur.
Besi nënvizoi se ai ka arritur këtu ku është sot vetëm falë punës së tij.
Ndërkaq, aktori ndër të tjera ka treguar edhe rrogën e parë që ka marrë tek Portakallia, ndërsa ka hezituar të tregojë rrogën aktuale që merr, ku sigurisht paguhet shumë herë më shumë.
“Si u bë ky njeri në kaq pak kohë edhe i suksesshëm edhe i pasur?”, e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu.
“Realisht njerëzit thonë ku i boni ky dhe si u bë ky në kaq pak kohë. Nuk janë pak kohë. Janë 18 vite që unë jam pjesë e jetës publike. Në vitin e parë, në sezonin e parë në Portokalli, ku të gjithë kishin rroga shumë më të mira, unë isha me minatorin dhe gjithë Shqipëria e njihte Gjinin dhe kam marrë 300 mijë lekë në muaj (të vjetra),
por ikja, vija prej Fushë-Kruje dhe më shkonte 20 mijë lekë (të vjetra) dita”, është përgjigjur Bes Kallaku, duke theksuar se ai do përpiqet që Ajkës të mos i mungojë asgjë dhe të mos i duhet të sakrifikojë siç ai ka bërë në jetë.