Kategoria Superiore do të mbyllë javën e tretë me dy sfida interesante ditën e sotme.
Në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça” do të zhvillohet sfida Bylis-Partizani. Ballshiotët e Arian Bellait vijnë në këtë takim pas dy rezultateve pozitive, fitores ndaj Kastriotit dhe barazimin kundër Teutës.
Ndërsa Partizani i Xhovani Kolelës vjen në këtë duel pas dy fitoreve, ndaj Egnatias dhe Laçit.
- Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet ndeshja Laçi-Egnatia.
Kurbinasit e Vukiçeviç vijnë pas një fitore dhe një humbje, respektivisht ndaj Teutës dhe Partizanit.
Ndërsa rrogozhinasit e Edlir Tetovës nuk kanë marrë asnjë pikë deri tani në këtë sezon pasi janë mundur kundër dy ekipeve kryeqytetase, Partizanit dhe Tiranës.
Ndërkohë që në të njëjtën orë luhen edhe ndeshjet e kategorisë së pare Dinamo-Oriku dhe Lushnja-Burreli