SOT ne oren 21: oo FINALJA E EUROPA LEAGUE/SEVILJA E BLINDUAR

Vetëm pak orë e ndajne ndeshjen finale të Europa Ligue, atë midis  finalistëve të Eintracht Frankfurt dhe skocezëve të  Rangers. Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan të qytetit Sevilla të Spanjës do të presi sot eventin e dytë më të madh të futbollit evropian.

Rreth 150000 tifoze janë sot prezent në Sevilje nga të cilët 100.000 do të jenë skocezë dhe 50.000 gjerman. Edhe pse organizimi dhe gadishmëria është e lartë, trazirat e “pritëshme” kanë fe dhanë shenjën e parë që në aeroport. Avioni i skocezëve do të bënte ulje emergjente  pasi disa tifozë të Rangers tymosën aeroplan

Eintracht Frankfurt:

Luan për herë të katërt në finale të arenës evropiane. Përfaqësuesi gjerman ka luajtur me Rangers në gjysmëfinalen e sezonit 1959-1960 të Kupës së Evropës. Në ndeshjen e parë e ka fituar 6-1 dhe në ndeshjen kthyese 6-3, kurse në finale u përball me Real Madridin, ndaj të cilit humbi me rezultat prej 7-3.

Eintracht Frankfurt fitoi Kupën UEFA Intertoto në 1966-1967 dhe Kupën UEFA në 1979-1980.

Rangers

Vjenë në finalen e gjashtë në arenën evropiane duke arritur të fitojë vetëm një herë kupën. Përfaqësuesi skocez, i cili fitoi Kupën e Fituesve të Kupës Evropiane në 1971-1972 duke fituar Dinamo Moskën me rezultat prej 3-2, humbi në finalet e sezoneve 1960-1961 dhe 1966-1967. Rangers në vitin 1972 humbi në finalen e Super Kupës të UEFA-s si dhe Kupës UEFA në 2007-2008.

Author: jehona