Modelja Kejvina Kthella është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara nëpër media dhe është po ashtu shumë aktive në rrjete sociale ku poston vazhdimisht, duke u dukur çdo ditë e më tërheqëse.
Së fundmi, Kejvina ka kthyer kokën shumë vite pas në të shkuarën, kur ishte veçse fëmijë dhe ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto nga fëmijëria. Në foton e postuar, gjëja e parë që bien në sy janë sytë ngjyrë blu. ‘Mini Kejvina’ shfaqet e buzëqeshur dhe me flokë ngjyrë bjonde, siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë modelen.
Nëse e krahasojmë me fotot e bëra në ditët e sotme, kuptojmë që është po e njëjta Kejvinë, veçse tani nuk është më një fëmijë.