27 Gusht Teuta-Bylis 1-1: Kastrioti- Erzeni 0-0
Superiorja vijon ditën e sotme me dy ndeshje të tjera të javës së dytë.
Gjithçka nis me sfidën mes Egnatias dhe Tiranës, e cila do të luhet në orën 17:00, në “Arena Egnatia”.
Rrogozhinasit kërkojnë të “hedhin pas krahëve” humbjen ndaj Partizanit dhe do të tentojnë tre pikët e para në këtë kampionat, e njëjta gjë vlen edhe për kampionët në fuqi të Shqipërisë, të cilët duan fitoren e parë pas barazimit ndaj Kukësi javën e kaluar.
Në orën 19:30, në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet dueli Vllaznia-Kukësi.
Skuadra shkodrane vjen pas humbjes surprizë ndaj Erzenit dhe kërkon suksesin e parë në kampionat.
Edhe verilindorët e Skënder Gegës nuk e kanë provuar ende shijen e fitores këtë sezon dhe do të synojnë ta bëjnë ndaj ekipit të Mirel Josës.