Vetëm një fitore na bën “punë”, çdo rezultat tjetër është thjeshtë statistikë për Shqipërinë. Në orën 20:45, në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv, Edy Reja do të hedhë 11 të besuarit e tij me misionin e fitores.
Moduli dhe formacioni tashmë është vendosur. Skema 4-3-1-2. Mëdyshjet e Rejas kanë qenë vetëm në fantazistin e mesfushës me Nedim Bajramin që projektohej titullar. Ditën e sotme Reja ndryshon mendje dhe kërkon të shtojë muskujt në mesfushë.
Qazim Laçi e nis si titullar dhe talenti Asllani do të jetë 10-shi i sotëm. Këtë pozitë Asllani e ka bërë edhe me Empolin në ndeshjen kundër Interit ku arriti të shënojë edhe një gol. Në mbrojtje, surpriza është Ajeti që do të luaj përkrah Ismajlit.
Formacioni
(4-3-1-2):
Strakosha
Balliu – Ismajli – Ajeti – Hysaj
Abrashi – Gjasula – Laçi
Asllani
Broja – Cikalleshi.
Trajner: Edy Reja