Një 30-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka shkarkuar mbetje të ujërave gëlqerore në lumin Osum.
“Shërbimet e Policisë Poliçan nisën verifikimet për këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Ndotja e habitateve natyrore”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.Syri.net