Gazetarja Glidona Daci ka zbuluar detaje tronditëse nga hetimet në spitalin e Onkologjikut.
Si fillim hetimet kanë nisur për tregtimin e ilaçeve dhe më pas kanë dalë përgjimet e mjekëve.
Sipas gazetares, SPAK-u ia kaloi dosjen prokurorisë pasi rastet nuk kishin të bënin me korrupsion, por shpërdorim të detyrës.
“Kupola e Onkologjikut ka funksionuar si sekserë, që drejtonin pacientët në klinika private. Çfarë ka ndodhur?
Një pacienti që i dilte shkalla 2, pas analizave, këta ia çonin 10, duke ua thënë pacientëve që meqë kushtet në spitalin shtetëror nuk mund të realizoheshin shpejt, atëherë duhej të shkonin në privat.
Këtu i udhëzonin në cilin spital duhej të shkonin. Çfarë doli nga hetimet? Edhe në rastet kur qytetarët i blinin vetë flakonët, mjekët nuk ua bënin. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se mjekët talleshin me jetët e qytetarëve. Nga përgjimet ka dalë që me operacionet që bënin, do të bënin pushimet në Maldive apo Tajlandë”, tha Daci në një intervistë televizive.
Më teja gazetarja ka treguar faktin tronditës se ka raste ku pacientët janë futur në operacion pa qenë e nevojshme thjesht dhe vetëm për t’u marrë paratë.