Nëse e klikove këtë lajm, do të thotë që ke tre sezone të mira që dëgjon për “Për’puthen” dhe nuk është nevoja të ta shpjegojmë cili është Mevlani.
Ai që i bëri habi të gjithëve ishte fakti që megjithëse përfundoi rrugëtimin e tij në “Për’puthen 2”, Mevlan Shaba vendosi një ditë të bukur të rikthehet në “Për’puthen 3”. Kësaj here jo për të dhënë komentet e tij apo si i ftuar special (i thënçin), por si konkurrent.
Autorja e programit, Olsa Muhameti, siç u tha lart e poshtë, vendosi t’i japë edhe një mundësi tjetër Mevlit “të pafat” në dashuri.
Beqari i stazhonuar (shaka bëjmë) i edicionit të dytë, erdhi t’u japë “mësimet e tij” djemve të rinj të edicionit të tretë, si ta bëjnë për vete një femër.
Të ketë ndjerë vallë Olsa Muhameti dëshirën e madhe në zemër për të ndihmuar Mevlanin të gjejë nuse? Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmojnë se në fakt konkurrenti paguhet çdo muaj për të qenë pjesë e emisionit (me shpresën se do t’u rriten klikimet në Youtube).
Mevlani është i vetmi konkurrent që paguhet për pjesëmarrjen e tij, ndërsa pjesa tjetër ende shpreson të dalë me fitim nga Për’puthen. Në mos me ndonjë fitim të madh, të paktën të dalin këngëtarë.
Në një video live në TikTok një javë më parë, ish-konkurrentja Alvisa Qarri dhe vëllai i Mevlanit diskutuan çështjen e pagesës së Mevlanit, që ishte mëse e dukshme se dihej prej të dyve; ai paguhet.
Prisni se ka akoma! Duke qenë se sezonin e kaluar “Përputhasit” bënë namin me reklama, këtë vit Olsa Muhameti a.k.a produksioni, i vendosi një kusht konkurrentëve:
50% e fitimit të çdo reklame do t’i takojë produksionit (e shkruar në kontratë kjo).
Megjithatë, ky edicion nuk po bën aq shumë zhurmë sa i kaluari pavarësisht përpjekjes së herëpashershme për skandale, ndaj edhe fitimet s’duhet të jenë aq të larta.
Provo përsëri Olsa!
/Iconstyle.al./Shqiperiaime.com.al