Kanë kohë që sirenat e Partizanit lajmërojnë për një afrim të mundëshëm të sulmuesit shkodran Sindrit Guri. Partizani është gati për të bërë goditjen finale në sulm dhe i përzgjedhuri i klubit për këtë pozicion është Sindrit Guri. Sulmuesi shkodran do te largohet nga Shkëndija pas eleminimit nga Conference League dhe drejtuesit e kuq janë në bisedime intensive me lojtarin për ta bindur. Me ardhjen e Gurit, reparti ofensiv do të kompletohej pasi gjatë ditës së djeshme me grupin është bashkuar dhe sulmuesi tjeter Alfred Mensah i ardhur nga Skënderbeu .