Pas shum vitesh pushim volejbollistja, moderatorja Silvana Bushati është rikthyer sërish në “shtëpinë” e saj të sportit dhe enkas për të luajtur me ekipin e zemrës, Partizanin. Skuadra e Partizanit ka siguruar këtë të dielë trofeun e parë për vitin 2021, atë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, por tashmë i shtohet edhe një “trofe” tjetër sikur ai i volejbollistes Silvana Bushati. “Misss” volejbollistja sapo ka marrë mbështetjen e presidentit të këtij klubi Gerti Huqi.
Në një prononcim Silvana thotë se, jam shumë e lumtur që jam rikthyer te skuadra ime e zemrës Partizani, ku premtoj publikisht se do të jap maksimumin tim që të arrijmë më të mirën për Partizanin. Me këtë rast dua të falenderoj Presidentin e Partizanit, Gerti Huqi për besimin që më dha. Faleminderit President që besove tek unë jam e sigurtë që pret shume nga unë dhe ju premtoj që nuk kam për t’ju zhgënjyer se mua për Partizanin nuk më luajnë vetëm duart e mendja, por zemra dhe shpirti. Kontributi im do të jetë shembull për më të rejat, për ato që ende nuk e kuptojnë peshën e kësaj fanelle. Silvana është pjesë organike e Partizanit, ajo është rritur me moshat e këtij klubi duke qenë pjesë e ekipit të trajnerit Hasan Gurabardhin. Me një staturë universale ajo rikthehet tani tek “dashuria” e parë, volejbolli. Silvana ka vite që ështe shkëputur nga bota e sportit pasi ishte kushtuar në një tjetër dimenison të karrierës së saj, në atë të televizionit. Kohët e fundit Silvanën e kemi parë nëpër studio të ndyshme televizive, në debate të ndyshme, ku ajo ka spikatur për koherencën dhe integritetin e saj artistik dhe femëror. Ndërkohë ajo është pjesmarrëse nëpër evente të ndryshme në botën e spektakleve, si moderatore. Le të shpresojmë se sharmi sportiv i dives së volejbollit do të “shytojë” edhe në atë të spektakleve në botën televizive për sezonin e sapohapur…
Duke besuar te suksesi i garantuar, ne i urojme suksese të mëtejshme Silës, kësaj hirusheje të skenës dhe “Elatases”, së rrjetës.
Era Çela