Publikohen letrat sekrete të Enver Hoxhës të shkruara me dorën e tij në një bllok shënimesh në vitin 1982, në lidhje me pyetjet që het.uesit e Grupit Sepcial të He.tuesisë duhet t’i bënin Fiqret Shehut, e cila së bashku me dy djemtë e saj, Skënderin dhe Bashkimin, mbahej e izo.luar nën masa të rrepta sigurie në një nga qel.itë e Repartit 313 në Tiranë, i njohur ndryshe, si kaushi.
Çfarë i kërkonte Enveri asaj të depononte për Mehmetin dhe si i modifikonin hetu.esit më pas pyetjet që duhet t’i bënin edhe disa pjestarëve të tjerë të atij “grupi arm.iqësor”?!
Plot 36 vjet më parë, në janarin e 1983-it, në “Repartin 313” të Tiranë, apo siç njihej ndryshe “Bu.rgu i vjetër i Tiranës” (afër stacionit të trenit) filloi intesifikimi i procesit he.timor ndaj të ashtuquajturit “Grupi arm.iqësor i Kadri Hazbiut” që akuz.oheshin si bashkëpunëtorë të ngushtë të “poliagjentit Mehmet Shehu”, ku bënin pjesë edhe Feçor Shehu, (ish-zv/ministër i Brendshëm dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Nesti Nase, (ish-ministër i Punëve të Jashtëme), Llambi Ziçishti, (ish-ministër i Shëndetësisë), Llambi Peçini, (ish-drejtor në Sigurimin e Shtetit për ruajtjen e sigurinë e personaliteteve të udhëheqjes), Mihallaq Ziçishti, (ish-zv/ministër i Brendshëm), Fiqret Shehu (bashkëshortja e Mehmetit), Ali Çeno, (ish-kom.andant i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu), Gani Kodra, (ish-funksionar në Sigurimin e Shtetit), Xhavit Ahmetaga (berber në Hotel Dajti), Skënder dhe Bashkim Shehu, etj. Lidhur me këtë ngjarje tashmë të njohur dhe të shumpërfolur vetëm pas viteve ’90-të me shëmbjen e regjimit komunist u bë e mundur publikimi dokumenteve arkivore me proces-ver.balethe.timore dhe gjyqësore si dhe disa dës.hmi të dhëna nga ish-pjestarë të atij “grupi armi.qësor”, duke he.dhur dritë e dësh.muar mbi aku.zat që u bëheshin atyre si dhe dëshmitë e të pand.ehurve. Pjesë e tyre janë edhe këto dokumente mjaft të rralla dhe autentike që po botojmë në këtë shkrim, të cilat po i publikojmë në vazhdën e atyre dhjetëra e dhjetëra dokumenteve dhe materialeve të ndryshme arkivore, të cilat i kemi pasqyruar prej vitesh në faqet speciale të rubrikës dossier.
Dokumentet në fjalë, janë disa letra në dorëshkrime të shkruara nga ish-diktatori komunist Enver Hoxha me dorën e tij, ku ai ka formuluar një sërë pyetjesh për Fiqret Shehun dhe veprimtarinë arm.iqësore të bashkëshortitit të saj, ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, i cili vetëm pak kohë më parë, në mëngjesin e 18 dhjetorit të vitit 1981, u gjet i vdekur nga plumb-a pistolete në dhomën e tij të gjumit në vilën e re të “Bllokut” ku ai banonte. Këto dorëshkrime të Enver Hoxhës me pyetjet përkatëse për Fiqretin, i përkasin periudhës së fillimit të vitit 1982, pak kohë pas vet.ëvra.sjes (sipas versionit zyrtar) të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, kur bashkëshortja e tij Fiqreti, së bashku me dy djemtë, Skënderin dhe Bashkimin, ishin ar.rest.uar dhe mbaheshin të iz.oluar në bu.rgun 313 të Tiranës, të aku.zuar si “bashkëpunëtorë të arm.ikut Mehmet Shehu”.
Bashkë me këto letra origjinale të shkruara nga ish-diktatori komunist i Shqipërisë, po publikojmë edhe disa nga process-verbalet he.timore, në ngarkim të Fiqret Shehut, të bëra kryesisht në periudhën mars-qershor të vitit 1982, kur ajo mbahej e izo.luar në qel.itë e Repartit 313, siç quhej asokohe bur.gu i vjetër i Tiranës që ndodhet edhe sot fare pranë Arkivit Qëndror të Shtetit.
PYETJET E ENVERIT ME SHKRIMIN E TIJ
Dorëshkrimet e Enver Hoxhës, me pyetjet që ai ka hartuar e përpiluar në fillimin e vitit 1982, për Fiqret Shehun, janë të shkruara me stilograf (bojë blu “Pelican”), në disa fletë blloku shënimesh me katrorë, (apo siç quhen ndryshe nga nxënësit: fletrore matematike), të cilat Enveri i praktikonte shpesh. Mbajtja e shënimeve nga ana e Enver Hoxhës në blloqe të tillë me katrore, veç të tjerash konfirmohet edhe nga faksimilet e shënimeve të tij të botuara edhe në albumin luksoz me ngjyra, që iu kushtua pas vdekjes së tij, ku pjesa më e madhe e shënimeve janë të shkruara në të tilla blloqe. Në krye të faqes së parë të dorëshkrimeve të Enver Hoxhës është shkruar:
“Pyetje për Fiqret Shehun” dhe më pas janë radhitur pyetjet e shkruara në formë poezish, duke u vënë edhe numrat përkatës nga njëshi e me radhë. Disa nga pyetjet, si p.sh. katra apo gjashta, kanë dhe disa nënpyetje, të cilat Enver Hoxha i ka vënë me gërma nga a-ja tek d-ja. Ajo që bie në sy, po të shihet ana formale e radhitjes së pyetjeve, është se pas pyetjes së katërt, e cila është ndarë në pesë nënpyetje nga a-ja tek e-ja, Enveri nuk është treguar shumë i vëmëndshëm, pasi i vazhdon pyetjet e tij duke filluar përsëri nga numri katër. Pra, në pyetjet e tij janë dy pyetje me numrin katër.
Pyetjet e Enverit i transmentonte Ramizi me Nexhmijen
Por, ajo që ka më shumë rëndësi në letrat me dorëshkrimet e Enver Hoxhës, nuk është renditja apo radhitja e tyre, por mënyra se si ato përcilleshin deri tek he.tuesit, që ishin caktuar në Grupin Special të Het.uesisë së Përgjithshme, për të zhvilluar procesin het.imor në ngarkim të “Grupit arm.iqësor të Mehmet Shehut”, ku, përveç Fiqret Shehut dhe dy djemve, Skënderit e Bashkimit, bënin pjesë dhe një numër i madh ministrash e funksionarësh të tjerë të lartë të cilësuar si bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Nesti Nase, Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti, Fiqret Shehu, Ali Çeno, Gani Kodra, Xhavit Ahmetaga etj.
Sipas dëshmive të njërit prej ish-het.uesve të atij procesi het.imor, (i cili ka preferuar të mbetet anonim), në lidhje me këtë problem, bëhet e ditur se Enver Hoxha nuk kishte përpiluar pyetje vetëm për Fiqret Shehun, por edhe për disa nga “kokat” e tjera të atij grupi, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase e ndonjë tjetër. Po sipas dëshmisë së këtij het.uesi, bëhet e ditur se pyetjet e përpiluara nga Enver Hoxha në adresë të personave të sipërpërmendur nuk kalonin drejtpërsëdrejti tek hetu.esit e Grupit Special të Hetu.esisë së Përgjithshme, por ato kalonin disa shkallë hierarkike të regjimit të asaj kohe. Lidhur me këtë, ish-het.uesi në fjalë, tregon se janë tre variante me të cilat pyetjet e Enver Hoxhës mund të kenë mbërritur tek het.uesit.
Varianti i parë, sipas tij, është ai që: Enveri ia ka komunikuar ato njeriut më besnik të tij, Ramiz Alisë dhe më pas Ramizi ka thërritur Kryehet.uesin e Republikës të asaj kohe, Qemal Lame, duke ia dhënë me shënime, ashtu siç i merrte nga Enveri. Varianti i dytë është ai që: Enveri ia ka besuar ato Nexhmijes, e cila mund dhe duhet të ketë qenë bashkëpunëtore në hartimin e përpilimin e atyre pyetjeve dhe më pas ato janë transmetuar shkallë-shkallë deri sa kanëmbërritur tek hetu.esit e Grupit Special të kryesuar nga Sokol Spiro Koleka, Thoma Tutulani e Pelivan Luçi (në përbërje të grupit ishin edhe Sh.B., F.S., F.K., F.Ç., M.N., D.P., B.A., B.C., S.M., L.B.,).
Ndërsa varianti i tretë është ai që: Enveri ia trasmetonte pyetjet ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, dhe ky më pas i kalonte ato tek Kryehe.tuesi i Republikës, i cili ua jepte ato vartësve të tij. Por ish-hetu.esi i përmbahet dhe beson në variantin e parë dhe të dytë të transmetimit të pyetjeve, atë me anë të Ramiz Alisë ose Nexhmijes, të cilët ishin dhe dy njerëzit më të besuar të tij, që kontrollonin dhe vendosnin për gjithçka.
Pyetjet e Enverit dhe hetu.esve për Fiqretin
Në pyetjen e parë që Enver Hoxha ka përgatitur për Fiqret Shehun shkruhet:
“Ç’di ajo për jetën aventureske të M. Shehut.
1.a) në Spanjë
2.b) në kampe përqëndrimi”.
Pas këtyre pyetjeve, në pikën e dytë shkruhet:
“Lidhjet e tij me agjenturën amerikane, Gestapo, franceze”.
Këto pyetje të përpiluara nga Enver Hoxha, dhe të shkruara me dorën e tij, më pas i jepeshin Hetu.esisë dhe ajo i rregullonte, duke i koncentruar apo zgjeruar ato sipas rastit. Kështu, lidhur me pyetjen e pikës së dytë, ku thuhet:
“Lidhjet e tij me agjenturën amerikane, Gestapo, franceze”, në process-verbalin e Hetu.esisë Speciale dy het.uesit (D.P. dhe S.F.), që kanë marrë në pyetje Fiqret Shehun, e kanë formuluar atë duke ia paraqitur asaj në këtë mënyrë:
“Na shpjegoni e pandehur, a është vënë ar.miku Mehmet Shehu në shërbim të agjenturave të shteteve të huaja? Në rast se po, cilës agjenturë, në ç’kohë është vënë në shërbim dhe kur e keni mësuar ju këtë?”
“Deponimet” e Fiqret Shehut
Pas pyetjes së hetue.sve, në “përgjigjen” e Fiqret Shehut, e cila në fund mban firmën e saj dhe të dy hetu.esve në fjalë, midis të tjerash, shkruhet: “Këto dyshime që m’u krijuan për tëkaluarën e Mehmet Shehut, m’u forcuan me çlirimin e Shqipërisë e pikërisht në vitin 1945, kur në vëndin tonë erdhi misioni amerikan.
Më kujtohet se në këtë kohë ne kemi banuar në një godinë që sot është shtëpia e pritjes Nr.1, ndërsa misioni amerikan ishte vendosur në godinën ku sot është Ambasada italiane. Në këtë kohë, një ditë erdhi Mehmet Shehu dhe më kërkoi që t’i bënim një vizitë mirseardhje misionit amerikan, në krye të të cilit ishte ish drejtori shkollës Teknike Amerikane ku kishte mësuar Mehmet Shehu. Kur Mehmet Shehu më bëri këtë propozim, unë i thashë: “Ç’duhet kjo vizitë, aq më tepër ç’dua unë për t’i uruar shefit të Misionit Amerikan mirseardhjen?” Mehmet Shehu më tha: “Unë e kam pasur drejtor shkolle dhe thjesht një vizitë mirseardhje do t’i bëjmë”. Së bashku me Mehmet Shehun shkuam në godinën e misionit amerikan, ku na priti kryetari i misionit, Fulci.
Mbaj mënd se në atë rast atje kishte dhe njerëz të tjerë nga tanët, por mua s’më kujtohen as emrat dhe as fytyrat, sepse në fakt nuk i kisha parë ndonjëherë. Në këtë rast, Fultz-i duke iu drejtuar të pranishëmve tha: “O bijt e mi, tani jeni bërë të mëdhenj dhe keni shumë punë për të bërë, prandaj veproni”. Pas mbarimit të vizitës, unë e pyeta Mehmet Shehun se ç’duhej kjo vizitë, cilët ishin ata njerëz që ishin të pranishëm në vizitë dhe unë nuk njoh asnjë, dhe në formë vërejtje shtova se s’duhet ta kishim bërë këtë vizitë.
Ndërsa ai m’u përgjegj, s’bëmë keq që vajtëm, ndërsa njerzit që ishin atje, përgjithësisht ishin ish nxënës të Shkollës Teknike. Kur Mehmet Shehu ishte ministër i Punëve të Brendëshme, viti s’më kujtohet, ishte vendosur zyrtarisht që të liroheshin disa të bu.rgosur politikë. Me ketë rast në një bisedë që më bëri Mehmet Shehu më tha se kishte marrë detyrë nga Zbulimi Amerikan që së bashku me të tjetër të mundohej të lironte nga b.urgu edhe disa të dënuar nga ish gjyqi i grupit të intelektualëve si agjent të Zbulimit Amerikan.
Unë, më tha Mehmet Shehu në këtë bisedë, do t’i liroj këta nga b.urgu që ata të vazhdojnë të punojnë e të veprojnë në shërbim të amerikanëve kundër vëndit e rendit tonë. Unë i thashë Mehmet Shehut: “Çështë kjo që thua, si do t’i lirosh këtë agjentë për të punuar kundër vëndit e rendit tonë!” Ai m’u përgjigj: “Unë jam detyruar që të veproj kështu sepse që kur kam qenë nxënës në shkollën Teknike Amerikane, ish drejtori i kësaj shkolle, Fultz-i më ka vënë në shërbim të Zbulimit Sekret Amerikan.
Unë kur dëgjova Mehmet Shehun që tha këto fjalë, i thash duke qenë e tronditur: “Çfarë bëre kështu Mehmet, po tani si do vej halli?” Me sa më kujtohet koha e kësaj bisede ka qenë viti 1953-1954. Përsa i përket mënyrës se si arm.iku Mehmet Shehu është lidhur me agjenturat e huaja, si në rastinkonkret, ashtu edhe në rastin që do të shpjegoj më poshtë, sot për sot unë nuk do të jap shpjegime…”
Si i modifikonte Het.uesia pyetjet e Enverit për Fiqret Shehun
Në pyetjen e tretë që Enver Hoxha ka formuluar për Fiqret Shehun, lidhur me shpjegimet që ajo duhej të jepte për bashkëshortin e saj, Mehmetin, thuhet:
“Lidhjet e tij me titistët. Si është angazhuar prej tyre dhe si i mbante lidhjet me ta para dhe pas prishjes (1948)”.
Këtë pyetje të Enverit het.uesit e Grupit Special të Hetue.sisë së Përgjithshme që ishin caktuar për të zhvilluar procesin het.imor ndaj të ashtuquajturit “Grupi arm.iqësor i Mehmet Shehut” ia kanë paraqitur Fiqret Shehut duke e formuluar në këtë mënyrë:
“Cila është veprimtaria arm.iqësore konkrete që grupi juaj, i kryesuar nga Mehmet Shehu, ka zhvilluar në zbatim të detyrave të dhëna nga revizionistët sovjetikë e jugosllavë, për të goditur vijën marksiste-leniniste të Partisë në Konferencën e Partisë të Tiranës të vitit 1956?”.
Lidhur me këtë pyetje të hetuesisë, në “dëshminë” e Fiqret Shehut e cila ndodhet në proces-verbalet e saj, midis të tjerash shkruhet: “Unë kam folur se në zbatim të detyrave që më kanë vënë jugosllavët, kur isha Sekretare e Parë e Komitetit të Partisë të Tiranës, kam zhvilluar veprimtari për të goditur vijën e Partisë, si p.sh. në Konferencën e Partisë të Tiranës. Veç sa kam shpjeguar për lidhjet e mija me elemnetë antiparti dhe ar.miq, unë sot do të shpjegoj edhe se si është organizuar dhe drejtuar kjo punë arm.iqësore direkt nga grupi ynë, i kryesuar nga Mehmet Shehu, sipas orientimeve që i janë dhënë atij nga Legata Jugosllave në Tiranë.
Para zhvillimit të punimeve të Konferencës së Partisë të Tiranës, Mehmet Shehu, në linjën e lidhjeve të tija të fshehta me sovjetikët dhe unë me jugosllavët, jemi orientuar të punonim për të aktivizuar elementë ar.miq dhe antiparti në drejtim që edhe në vëndin tonë partia të ndërronte kursin marksist-leninist e të fillonte i njëjti proces si në Bashkimin Sovjetik e në vëndet e demokracisë popullore. Për këtë qëllim si platformë do të ndiqej vija e Kongresit të XX-të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, meqënse vija e këtij Kongresi ishte plotësisht në favor të jugosllavëve, sepse siç dihet, atje Jugosllavia u mor në mbrojtje duke u konsideruar si një vënd socialist.
Punë të madheme ne në këtë kohë bëri Legata Jugosllave. Siç kam shpjeguar nëpërmjet Feçor Shehut nga Legata Jugosllave mua m’u caktua detyra që duhej të kryeja për aktivizimin e elementëve antiparti dhe arm.iq dhe unë në mënyrë të kamufluar kam punuar me këta elementë, disa prej të cilëve me pyetjet e diskutimet që bënë dolën hapur duke kërkuar rishikimin e vijës së ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë që nga prishja e mar.rëdhen.ieve të vendit tonë me Jugosllavinë e deri në 1956”.
“Lidhjet agjenturore të Mehmetit brenda dhe jashtë”
Në një nga pyetjet e tjera të Enver Hoxhës për Fiqreten, ndër të tjera shkruhet:
“Me kë kish lidhje Mehmet Shehu brenda dhe si i mbante lidhjet me jashtë?”.
Këtë pyetje të Enverit het.uesit e kanë ia kanë paraqitur Fiqretes duke e formuluar në këtë mënyrë: “Çfarë veprimtarie konkrete është kryer nga grupi i juaj arm.iqësor në rastin e zbulimit të të puçit në us.htri, të kryesuar nga Beqir Balluku, dhe sabotatorëve në ekonomi të kryesuar nga Abdyl Këllezi?” Lidhur me këtë pyetje, në deponimet e Fiqret Shehut, midis të tjerash thuhet:
“Në proceset e mia unë kam shpjeguar se Mehmet Shehu ka qenë organizator dhe frymëzues i i veprimtarisë komplotiste që kryhej për të goditur Partinë e Punës të Shqipërisë, nga grupi i puçistëve në Ush.tri dhe i sabotatorëve në sferën e Ekonomisë dhe të organizimit shtetëror. Duke ekzistuar një lidhje e tillë në këtë veprimtari armiq.ësore, Mehmet Shehu që ishte në krye të grupit tonë, qysh në atë kohë ka marrë masat dhe masat që nga zbulimi dhe demaskimi i veprimtarisë komplotiste të mos shfrynte asnjë e dhënë ose sinjal që mund të rrezikonte qoftë drejtpërsëdrejti Mehmet Shehun, qoftë edhe ndonjë nga pjestarët e tjerë të grupit tonë ar.miqësor.
Nga bisedat që kam zhvilluar në atë kohe me Mehmet Shehun, unë jam ne dijeni të këtyre manipulimeve që janë bërë, si në fazën e het.imit të këtyre grupeve ashtu edhe në periudhën e mëvonëshme. Kur het.ohej grupi i puçistëve në ush.tri, Mehmet Shehu më ka thënë se ai kishte udhëzuar Feçor Shehun që të merrte masa dhe het.imet të përqëndroheshin në drejtim që puçistët të flisnin për veprimtarinë arm.iqësore që kishin kryer me njëri tjetrin ose në bashkëpunim me kuadrot e tjerë të usht.risë që u goditën nga Partia si pjestarë të kastës. Feçori ishte porositur që me pretekstin e ruajtjes së kuadrove e që të mos “hidhej” baltë mbi ta, me forma të kamufluara t’u bëhejpresion, sidomos Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, që të mos flisnin për lidhje në veprimtari armi.qësore me kuadrot e tjera dhe të flisnin vetëm rreth fakteve që dolën nga Partia në pleniumet e pestë dhe të gjashtë të Komitetit Qëndror.
Në një bisedë tjetër në vitin 1970-‘71 që më ka bërë Mehmet Shehu, më ka thënë se nëpërmjet agjenturës së huaj, sovjetike ose jugosllave, sakt kjo nuk më kujtohet, ai ishte vënë në dijeni se në ush.tri vepronte një grup arm.iqsh i kryesuar nga Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako etj, ndërsa në ekonomi një grup që drejtohej nga Abdyl Këllezi, Kiço Ngjela etj. Në këtë bisedë Mehmet Shehu më ka thënë se nga agjentura e huaj ishte porositur që pa zbuluar veten si agjent, të futej në këto grupe arm.iqsh, t’i organizonte dhe të vepronte bashke më to. Më kujtohet se në mars prill të vitit 1972 kur së bashku me Mehmet Shehun shkuam në Paris, se ai do të operohej, në klinikën ku u bë operacioni, të professor Arnusit, një ditë kishte shkuar një person i veshur si mjek, të cilin se njihte dhe se kishte parë në atë klinikë. Kur unë shkova në klinikë, Mehmet Shehu më tregoi se ky person i ishte paraqitur si mjek, por në fakt ishte njeri i agjenturës amerikane dhe i kishte dhënë porosi Mehmet Shehut që kur të kthehej në Shqipëri të vepronte më aktivisht për të përmbysur pus.htetin popullor në Shqipëri. Ditët e fundit të marsit 1981 kur unë do të shkoja për kontroll mjeksor në Paris e Suedi, Mehmet Shehu më dha një porosi dhe më tha:
Në Paris, tek hyrja kryesore e shtëpisë do takosh një person dhe do të japë diçka për mua, ti merre këtë plaçkë, mbaje me vete dhe ta ruash me kujdes e do të ma dorëzosh vetëm mua. Në të vërtetë disa ditë para se të largohesha nga Parisi tek hyrja kryesore e shtëpisë, pasi zbrita nga makina, tek pjesa me xhamllëk, m’u afrua një person i panjohur për mua. Ky person kishte këto karakteristika: Ishte i gjatë mbi mesataren, i holl, bjond dhe duke më folur në frëngjisht më tha:
“Kam një pako të vogël për zotin Shehu”. Në këtë kohë më jep pakon dhe më thotë t’ja japësh vetëm zotit Shehu. Pakua që më dorzoi ishte me madhësi sa një pakte cigaresh dhe në letrën mbëshjtjellëse i adresohej e shkruar në frëngjisht, zotit Shehu. Unë duke pasur parasysh porosinë e Mehmetit, e mora dhe e futa menjëherë në çantë dhe u largova. Pakon e mbaja gjithmonë me vete në çantën e dorës dhe asnjëherë nuk e lija në vende pa qenë e pranishme vetë. Disa ditë më vonë pas marrjes së pakos, unë kam shkuar në Suedi për kontroll mjeksor dhe pasi kam qëndruar për dhjetë ditë, jam kthyer në Shqipëri duke qëndruar dy tre net në Itali.
Më datën 2-3 dhjetor të vitit 1981 mbasi Mehmeti i kishte bërë një letër djalit në Suedi, unë e gjeta shumë të shqetësuar në dhomën e tij të punësnë katin e parë dhe kur e pyeta sepse je në këtë gjëndje, ai më tha: Unë ty, lidhur me fejesën e Skënderit nuk të kam treguar të vërtetën, por atë fejesë unë e bëra jo nga e mira, por nga e keqja. Kur unë e pyeta pse nga e keqja, ai vazhdoi të më shpjegoi duke më thënë se ato që bëra në rini, po i vuaj në pleqëri duke më përsëritur faktin e vënies së tij në shërbim të agjenturës amerikane.
Po në këtë rast Mehmeti më tha se në pakon që unë solla nga “miku i tij” nga Franca, mora porosi nga agjentura e huaj që duhej të veproja në aktivisht për goditjen e vijës së Partisë deri në liku.jdi.min e Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, për këtë qëllim ata më dërguan edhe he.lmin në formë sheqerke dhe me veprim të ngadalshëm që unë ta përdor për të li.kuj.duar Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë”. Për këtë çështje unë do të jap shpjegime të hollësishme më vonë…
Proces-verbalin pasi e lexova vetë dhe pasi pashë se thëniet e mija ishin shkruar drejt, i nënshkruaj pa vërejtje.
E pandehura Fiqret Shehu
Hetu.esit S.F. dhe D.P.
Kështu thuhet në një nga process-verbalet e shumtë në ngarkim të Fiqret Shehut, i cili mban datën 18 mars të vitit 1982. Po si qëndron e vërteta rreth këtyre dëshmive?
Mashtrimi i madh i Enverit
Nga shumë dëshmi të marra nga ata pak persona që jetojnë ende nga ashtuquajturi “Grupi armi.qësor i Mehmet Shehut”, ashtu dhe nga njëri prej hetu.esëve të atij procesi, bëhet e ditur se ai ka qenë një proces farsë dhe i montuar sipas porosive dhe udhëzimeve Enver Hoxhës, me qëllimin e vetëm që ai të mbulonte eleminimin fizik të ish-kryeministrit Mehmet Shehu për të cilin u tha se vr.au veten. Si dëshmitë e Fiqret Shehut ashtu dhe të gjitha dëshmitë e atij procesi janë hartuar e përpiluar nga vetë het.uesit, sipas porosive të dhëna nga eprorët e tyre në bazë të pyetjeve që kishte hartuar më parë vetë Enver Hoxha.
Dhe më pas të pandehurve u janë marrë firmat nën presione fizike dhe psiqike nga më monstruozët. Po kështu si Fiqreten ashtu dhe të tjerët hetu.esit i kanë detyruar që t’i lexonin me zë dëshmitë që kishin parashkruar vetë dhe pa dijeninë e tyre ata i kanë incizuar dhe më pas ato incizime u lexuan në të gjitha ndërrmarrjet e qëndrat e punë kudo në Shqipëri. Veç të tjerash,farsa e porcesit të “Grupit armi.qësor të Mehmet Shehut” vërtetohet më së miri edhe nga këto dorëshkrime të Enver Hoxhës (me pyetjet për Fiqret Shehun) që po publikojmë në këtë shkrim të cilat hedhin dritë duke konfirmuar katërcipërisht atë çka është folur prej kohësh për këtë çështje.
Po të shikojmë ato çka ka shkruar Enver Hoxha në veprat e tij në “Tablo Sinoptike” për Mehmet Shehun, në mes të tjerash thuhet: “Nga heti.met pas vet.ëvra.sjes së Mehmet Shehut dhe nga dokumentet që ka në dorë Partia, rezulton se Mehmet Shehu ka qenë rekrutuar agjent i amerikanëve që kur ndiqte shkollën e Fulcit në Tiranë…” Por kjo thënie deklamative e Enverit e cila është dhe epiqendra e ak.uzave të tij ndaj Mehmet Shehut, nuk qëndron dhe bie tërsisht poshtë, pasi nuk ka qenë Hetu.esia ajo që ka ngritur e para aku.zat për Mehmet Shehun, por vetë Enveri.
Kjo gjë shihet më së miri edhe nga këto faksimile me dorëshkrime që po publikojmë në këtë shkrim, të cilat nuk kanë fare nevojë për koment. Pra, gjithshka që lidhet me çështjen e eli.minimit të Mehmet Shehut, u u realizua nga Enveri e Nexhmija për t’i hapur rrugën për pu.shtet Ramiz Alisë, garantuesit të sigurtë të familjes Hoxha pas vdekjes së Enverit dhe në këtë kuadër, u pushkatuan Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Llambi Ziçishti dhe Llambi Peçini.
PYETJET E ENVERIT PER FIQRET SHEHUN
4.Si i mbante lidhjet Mehmet Shehu me shërbimet e fshehta të huaja: me amerikanët-Inglezët-Sovietikët-Jugosllavët etj.
5.Ç’detyra këto agjentura i kishin caktuar Mehmet Shehut? Si i kryente ai këto
6.a) Cila agjenturë ishte më kërkuesja dhe kërcënuesja.
7.b) a kishte përplasje në mes tyre?
8.Cila agjenturë i kërkoi që të vepronte?
9.a) cili ishte pllani i veprimit të M.Sh.
10.b) Ç’kondita i vunë për të vepruar?
11.c) Me ç’anë ia vunë këto detyra d) Me kë kish lidhje Mehmet Shehu brenda, dhe si i mbante lidhjet jashtë