Veza është një nga produktet ushqimore që nuk mungon në asnjë shtëpi. Por cilësia është ajo që duhet të kemi parasysh në mënyrë që të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme dhe të mos rrezikojmë shëndetin tonë.
Ja një nga mënyrat se si të dallojmë nëse një vezë është apo jo e freskët.
Nëse vendosim një vezë me gotë me ujë dhe qëndron poshtë, do të thotë se është më e freskët.
Nëse veza zhytet në fund të gotës, do të thotë se veza është më e freskët. Nëse veza për shkak të procesit të dekompozimit, bëhet e lehtë dhe pluskon në sipërfaqe
Pse ndodh ky ndryshim?
Vezët e freskëta kanë në brendësi një xhep me ajër. Sa më shumë ditë të kalojnë, aq më shumë zmadhohet xhepi i ajrit në brendësi dhe aq më shumë ngushtohen e bardha dhe e verdha e vezës, shkruan shëndeti. Kjo e bën atë më të lehtë çdo ditë që kalon.