Një operacion i Policisë sw Portugalisë ka urdhëruar arrestimin e tre personave me kombësi spanjolle në qytetin portugez të Vila-real, të dyshuar si autorë të trafikut të drogës. Por ajo që ka shkaktuar habi ishte fakti se mes të arrestuarve ishte edhe një grua 79-vjeçare, e identifikuar nga hetuesit si “koka” e rrjetit të trafikut të drogës.
Pas dëshmisë së saj në polici, autoritetet arrestuan edhe dy burra të moshës 26 dhe 60 vjeç. Grupi i narkotrafikut kishte krijuar një kompani në Portugali për të justifikuar marrjen e kontejnerëve ku fshihnin drogën. Ata vizituan Spanjën duke kërkuar grupe të tjera mizore të interesuara në shitjen e mëvonshme të ‘mallit’, por u zbulua se policia i kishte pikasur prej kohësh.
Organizata mizore kishte një strukturë hierarkike ku gruaja 79-vjeçare ushtronte funksionet e drejtueses së grupit, përveçse ishte dukshëm dhe pronare e kompanisë për të cilën ajo kryente procedurat e importit dhe menaxhimit tregtar .