Një gropë e madhe u hap në parkingun e Qendrës Mjekësore Shaare Zedek në Jeruzalem të hënën pasdite, duke gëlltitur një numër makinash dhe duke bërë që shërbimet e urgjencës të shkojnë drejt e në zonë.
Shtatë kamionë zjarrfikës nxituan në vendin e ngjarjes. Nuk kishte lëndime në incident, raportojnë mediet izraelite.
Gropa thithëse besohet të jetë formuar si rezultat i punës pranë godinës për një rrugë të re në hyrje të Jeruzalemit. Një tunel në ndërtim e sipër, i cili shkon gjithashtu nën spital dhe parking, ishte shembur pjesërisht.
https://www.youtube.com/watch?v=6YWLIbemk8M