SI I PARASHIKOI SMARTPHONET NIKOLA TESLA

Puna e shkencëtarit Nikola Tesla, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, baba i studimeve mbi elektromagnetizmin dhe “magjistar i elektricitetit”, është konsideruar pioner në shumë aspekte.

NJË ËNDËRR E REALIZUAR

Por shpikësi pa fat me origjinë serbo-kroate, shumë herë i privuar nga meritat e tij shkencore, ndoshta kishte parashikuar edhe diçka që na përket nga shumë afër.

Në një intervistë të lënë në vitin 1926 për një gazetar amerikan, ai iu referua një pajisjeje që ngjan në një mënyrë shumë impresionuese smartphone-vë të tanishëm.

Ja pjesa, e marrë nga Time:

“Kur telefonia pa tela do të jetë shumë e aplikuar, e gjithë Toka do të transformohet në një tru të madh, që është fakt, dhe të gjitha gjërat do të jenë pjesë e një butoni të plotë dhe të vërtetë.

Do të jemi të aftë të komunikojmë me njëri tjetrin në mënyrë të menjëhershme, pavarësisht nga distanca.

Jo vetëm, por nëpërmjet televizionit dhe telefonave do të arrijmë të shihemi dhe dëgjohemi tamam sikur të ishim ballë për ballë, edhe pse larg mijëra kilometra; dhe pajisjet që do të na lejojnë t’i bëjmë të gjitha këto do të jenë shumë të thjeshtë, në krahasim me telefonin që përdorim tani.

Një njeri do të mundet t’i mbajë në xhep”.

Këto fjalë, të rilexuara sot, duket se parashikojnë jo vetëm ardhjen e smartphone-ve, por edhe atë të Interneti, Skype, FaceTime dhe të gjithë teknologjive me të cilat mund të zerojmë distancat.

BARAZIA E VËRTETË

Në të njëjtën intervistë, Tesla u shpreh edhe për të ardhmen e gjendjes femërore, me fjalë shumë largpamëse:

“Kjo sfidë rreth barazisë gjinore do të çojë në një rregull të ri, në të cilin gruaja do të jetë superiore.

Jo në imitimin sipërfaqësorë të burrit, gratë do të tregojnë në fillim ngjashmërinë e tyre dhe më pas superioritetin e tyre, por me intelektin femëror”.

Fjalë që tregojnë, akoma edhe një herë, shpirtin vizionarë të shpikësit të famshëm, të cituar si frymëzues nga disa sipërmarrës të sotshëm si Elon Musk (i cili nga Tesla ka marrë edhe emrin për kompaninë e tij automobilistike) ose nga bashkëthemeluesi i Google Larry Page.

Author: admin