Amanda Oleander ka bërë një seri ilustrimesh që rrëfejnë jetën e vërtetë të çifteve kur mbyllen dyert e shtëpisë.
Është frymëzuar nga jeta e saj me bashkëshortin dhe pikërisht situatat rreth njëri-tjetrit përshkruan.
“Vizatimet e mia dokumentojnë gjithçka, që nga propozimi, tek përgatitjet për dasmë apo leximi i betimeve tona. Vizatimet e mia kanë ndryshuar në varësi të mënyrës se si jeta ime ka ndryshuar. Meqë ne blemë shtëpinë tonë se fundmi dhe së shpejti do bëhemi prindër, në ilustrime do përfshihen edhe këto situata”, thotë Amanda.
Në copëzat e saj përfshihen momente si ndjekja e një filmi, larja e dhëmbëve, një dush bashkë, apo edhe kur ajo i ngacmon puçrat e tij.
Foto ku shumë çifte mund të gjejnë veten.