Nga Corovodaonline
Godina madhështore e gjimnazit të përgjithshëm “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë, duket se gradualisht po mbetet e vetmuar nga gumëzhimi i dikurshëm nëpër klasat shkollore. Nga dita e hapjes së kësaj shkolle dhe deri në vitet ’90, gjimnazi “Ramiz Aranitasi”, ka qene një nga më të mirët në rang kombëtar. Nga ky gjimnaz kanë dalë nxënës, mësues, dijetar, studjues, sportistë nga më elitarët në vend, ndërsa sot…! Sipas Corovodaonline ndonëse objekti ka në brendësi rreth 20 klasa, shumica e tyre sot janë të boshatisura. Në këtë vit shkollor 2022-2023 ka vetëm 6 klasa me nxënës gjithësej për të gjitha vitet bashkë ndërsa e ardhmja nuk duket se ofron optimizëm.