Shqiponja e “vogël”
Përballja mes Inter dhe Bayern Munich ishte supersfida e mbrëmjes së djeshme, e cila përfundoi në favorin e skuadrës gjermane me shifrat 2:0.
Por një episod teksa jepej himni i Champions League ka marrë vëmendjen në “San Siro”.
Gjesti i shqiponjës i bërë nga një vogëlush ka çmendur serbët.
Shqiponja e bërë me duar nga njëri prej fëmijëve që qëndronte para lojtarëve ka marrë një vëmendje të madhe, teksa në Serbi e kanë cilësuar si një provokim dhe skandal që diçka e tillë ka ndodhur në një nga kompeticionet më të mëdha.
“Shqiponjës së vogël” është shndërruar menjëherë në virale në rrjetet sociale duke marrë edhe shumë “like” nga tifozët të cilët pavarësisht serbëve e kanë cilësuar si një gjest të lezetshëm.