Shqipëria në Lojërat Mesdhetare. Algjeri 2022

Në prag të Lojërave Mesdhetare Oran 2022 që do të mbahen në Algjeri prej 25 qershor – 5 korrik të vitit 2022, sot në 19 Qershor 2022, u zhvillua në një nga ambientet e Hotel Rogner, ceremonia e dorëzimit të Flamurin Kombëtar dy flamurëmbajtësve të grupit të sportistëve që do të marrin pjesë në këtë event sportiv global. Në këtë Olimpiadë Shqipëria do të përfaqësohet nga  29 atletë, nga të cilët  22 meshkuj dhe 7 femra.

Ceremonia e organizuar në formën e një spektakli u moderua nga e mirënjohura  Hygerta Sako e cila pas një ekspozeje të shkurtër suksesesh ja dha fjalën përshëndetëse Presidentit të KOKSH_it, z Fidel Ylli. Më tej do të shfaqej një kolazh televiziv i sukseseve të atletëve pjesmarrës nëpër aktiviteteve të ndryshme.

Ceremonia do të vazhdonte  me fjalën e Shefit të Misionit Diplomatik të Algjerisë, z.Ridha Nebais si dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës z. Erjn Veliaj, I cili në fjalën e tij do të shprehej : “Ndonjëherë, në Ballkan, ndryshimi na tremb. Por, ndryshimi sjell gjëra të bukura, sjell ritëm të ri, energji të re, sjell bashkëpunime të reja dhe një frymë të re. Prej ndryshimit në KOKSH po shohim sukses dhe ndoshta po jetojmë ditët më të mira të sportit Olimpik, të federatave tona, të bashkëpunimit që kemi me qeverinë dhe bashkitë respektive.” Një video e përgatitur nga Ambasada e Algjerisë do t’ja linte vendin momentit më solemn të kësaj ceremonie, fjalës së Ministres së Arsimit dhe sportit znj.Evis Kushi. E cila pasi do të bënte një “paradë” suksesesh të sportit në përgjithësi dhe veçmas të Olimpikut Shqiptar do t’ja u dorëzonte Flamurin Kombëtar dy atletëve flamurmbajtës.Në fund kjo festë e atletëve olimpistë do të mbyllej nga një kokteil i organizuar nga KOKSH

“Jehona.info”

Nga të dërguarit  special

Ilir J.Hoxha dhe Abdulla Dushku

 

 

Author: jehona