“Wake up” ka monitoruar rritjen e çmimeve nga janari në mars në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi.
Vendet e rajonit gjatë javëve të fundit po përballen me një valë të re çmimesh për produktet e shportës, ku trendi i tyre është vetëm rritës.
Produktet e shportës të cilat ne i konsumojmë çdo ditë në tavolinat tona, si buka, mielli, orizi, makaronat, vaji, sheqeri javët e fundit i kemi blerë më shtrenjtë, duke sjellë fatura më të kripura në familjet shqiptare. Në fillim të muajit janar, nëse “Wake Up” u ndal tek çmimet e produkteve bazë të shportës, pasi sipas një analize përllogaritjesh që kishte bërë ” Numbeo”, databaza më e madhe në botë për kostot së jetesës, Shqipëria ishte një ndër vendet më të shtrenjta në rajon.
Nga hulumtimi i Wake Up rezultoi se shqiptarët mbanin “në kurriz” rritjen më të lartë të çmimeve nga vendet e rajonit. Por sot që flasim si kanë ndryshuar këto çmime? “Wake Up” referuar si tabelë krahasuese rritjen e parë të çmimeve në fund të janarit kreu një tjetër vëzhgim të tregut në Shqipëri dhe rajon sesa ka qenë kjo rritje në dy muaj.
Nëse më 27 janar 2022 një bukë, në Shqipëri blihej me çmimin 74 cent sot i njëjti produkt blihet me 1.15 euro. Në Kosovë nga 50 cent në dy muaj ky produkt ka arritur çmimin 60 cent, në Main e Zi nga 50 cent në 60 cent dhe në Maqedoninë e Veriut nga 40-42 cent. Po aq diferencë kanë dhe produktet e tjera të shportës si vaji, sheqeri, orizi, makaronat dhe mielli.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Adrian Civici arsyeja kryesore pse Shqipëria ka një rritje të lartë të çmimeve krahasuar me vende si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi është sepse hapësirat për abuzim në vendin tonë janë shumë të mëdha. Tabelat e mëposhtme tregojnë si ka shkuar kurba e çmimeve të produkteve të shportës nga janari në mars të 2022-shit./Shqiperiaime.com.al