Të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se shqiptarët, -që u renditën sërish të fundit në të ardhurat për frymë në Europë,
Nuk janë shumë kursimtarë në udhëtimet e tyre jashtë vendit, madje “konkurrojnë” me shtetet që i kanë të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa ne.
- Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, në vitin 2023, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 2.5 miliardë dollarë. Në raport me popullsinë, shpenzimi mesatar për banor ishte 1040 dollarë në vit, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”.
Italianët, që edhe në Shqipëri janë etiketuar si më kurnacët, e kanë shpenzimin mesatar për banor prej 580 dollarë në vit. Për francezët ky tregues është 721 dollarë, për spanjollët 578. Grekët njihen si popull që nuk udhëtojnë jashtë vendit për pushime, dhe e kanë shpenzimin për banorë prej 278 dollarë.