Nga ISTAT- Itali
Nga të dhënat e raportit bie në sy, se ndërkohë që Shqipëria përgatitet të bëhet depo e refugjatëve që synojnë Italinë, vetë shqiptarët janë të dytët pas ukrainasve që kanë mësyrë Italinë si emigrantë.
Në Itali kërkesat e tyre për emigracion janë rritur me 31%.
Janë të dhënat më të larta të regjistruara në këto 10 vitet e fundit.
Gjatë 2023 kërkesat e shqiptarëve për të jetuar në Itali, për nga numri renditen pas ukrainasve e ua kalojnë dhe atyre nga vendet afrikane.
Emigrantët nga Shqipëria kanë shënuar numrin më të lartë pas atyre nga Ukraina, të regjistruar në zyrat e emigracionit për pajisje me letër qëndrim për motive të ndryshme.
Për herë të parë prej vitit 2003, emigrantët shqiptarë kanë kapërcyer numrin e atyre nga Rumania.
Emigrantë shqiptarë kanë shënuar gjatë vitit 2023 rreth 31% më shumë kërkesa qëndrimi se sa më 2021.
Sipas ISTAT-it italian janë mbi 29 mijë shqiptarë që kanë kërkuar leje qëndrim në Itali gjatë 2023, e renditen të dytit në numër pas atyre që vijnë nga një vend konflikt lufte si Ukraina.
Në vend të tretë janë emigrantët rumunë me rreth 25 mijë prezenca më shumë më 2023.
Po ashtu shqiptarët që kanë emigruar në Itali gjatë 2023 janë më të shumtë se marokenqt, egjiptianët, tunuzianët, Bangladesh etj.